12095071_961761993884356_3553603403638480945_oRreth 370 besimtarë shqiptar nisen nesër për në vendet e shenjta, për të kryer ritualin e Haxhit.

Grupi i parë do të mblidhet nesër në orën 03:00 të mëngjesit në aeroportin e Rinasit dhe pas proçedurave përkatëse, rreth orës 06:00 do të fluturojnë me charter drejt e në Xhideh të Arabisë Saudite. Ndërsa grupi i dytë do të nisen pasditen e nesërme në orën 18:00.

Haxhinjtë do të shoqërohen nga stafi i Komunitetit Mysliman i përbërë nga teologë dhe mjekë, të cilët do të jenë në gadishmëri të besimtarëve shqiptarë për gjatë gjithë ritualit dhe qëndrimit në vendet e shenjta.