Kur’ani le të jetë udhërrëfyesi dhe manuali i jetës së tyre

Medreseja e Kavajës, dega e vajzave organizoi më 30 Janar, programin festiv “Kur’ani Famëlartë udhërrëfyes dhe burim lumturie për mbarë njerëzimin”.

Është viti i tretë radhazi që Medreseja organizon këtë program me rastin e kalimit të klasave të dhjeta në leximin e Kur’anit.

Në program morën pjesë Drejtori i Burimeve Njerëzore në Komunitetit Mysliman z. Dorian Demetja, Myftiu i Kavajës z. Besnik Lecini, Mësues të shkollave të tjera, prindër dhe te ftuar të tjerë.

Programi përmbante pjesë nga mrekullitë e Kur’anit si: mrekullia e Allahut tek lumenjtë, detet, oqeanet, mrekullia e Allahut në krijimin e njeriut dhe tek bletët si dhe Ilahi të ndryshme. Në fund të programit nxënëset e klasave të dhjeta lexuan pjesë nga Kur’ani famëlartë dhe u shpërndanë certifikatat.

Ndërkohë që i njëjti program është zhvilluar edhe në Medresenë e Elbasanit më 29 Janar 2015. Programi ishte i larmishëm me këndime Kur’ani nga nxënës të medresesë, ilahi dhe recitime të ndryshme. Në fund të programit u shpërndanë Kur’anë për të gjithë nxënësit që tashmë mund ta lexojnë Kur’anin në gjuhën e Tij, në arabisht.

 

Kavajë
Kavajë
Kavajë
Kavajë
Kavajë
Kavajë
Kavajë
Kavajë

SONY DSC

Elbasan
Elbasan
Elbasan
Elbasan
Elbasan
Elbasan