Është shfaqur dje në Elbasan, premiera e dokumentarit mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore e shpirtërore të këtij qyteti.

elbassan (3)Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e teatrit “Skampa”, kryetari i KMSH-së, Skender Bruçaj, u shpreh se dokumentari me titull “Rrënjët e thella të Elbasanit”, realizuar nga Komuniteti Mysliman, synon të nxjerrë në pah vlerat kulturore dhe traditën e pasur të këtij qyteti, si dhe vlerat e trashëgimisë islame.

elbassan (8)Ndërsa Kryebashkiaku, Qazim Sejdini, vlerësoi se populli i Elbasanit përherë ka dëshmuar qytetari, kulturë, lidhje të veçantë me fenë dhe besimin, si dhe harmoninë mes njëri-tjetrit.

Të pranishëm ishin edhe Nënkryetari i KMSH-së, Ali Zaimi, Drejtori i Kulturës Genti Kruja, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Ilir Hoxholli, Prefekti Elbasanit, Arben Kamami, Kryetari i Qarkut, Eugen Isai, Këshilltari për çështjet Fetare i Ambasadës Turke në Shqipëri, Shaban Ishlek, Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, si dhe qytetarë të shumtë të Elbasanit.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Ilir Hoxholli.

Dokumentari i realizuar nga gazetari Ferit Lika, është një ndalesë dhe pasqyrim i rrënjëve të traditës, kulturës, arsimit, fesë, tolerancës dhe mikpritjes elbasanase, i cili rreket të zbulojë një pjesëz të një Elbasani sa modern aq dhe tradicional; aty ku tradita, edhe pse çalë-çalë, përpiqet t’i mbijetojë modernizimit.

“Rrënjët e thella të Elbasanit” është pjesë e një cikli dokumentarësh dhe reportazhesh, të quajtura “Rrugëtim”, që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po realizon në të gjithë vendin, me qëllim njohjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Në këtë ceremoni, Këshilli i Qarkut Elbasan i ka dorëzuar Myftinisë së Elbasanit titullin “Nderi i Qarkut”, çmim i cili është akorduar disa ditë më parë u dorëzua nga Kryetari i Qarkut Eugen Isai.

29 Janar 2015

elbassan (4)elbassan (7)elbassan (2)

elbassan (5)   elbassan (1)elbassan (6)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_MJjIfjYqJs” width=”560″ height=”315″]