Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, këtë të premte u fal xhumaja e parë në xhaminë e re të qytetit të Librazhdit, një objekt kulti modern i ndërtuar “Qatar Charity Albania”.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të Myftiut të Librazhdit, z. Edmond Ceni, i cili shprehu mirënjohjen e tij të thellë për donatorët dhe të gjithë kontribuesit që bënë të mundur ndërtimin e kësaj xhamie kaq të domosdoshme për qytetin.

Më tej, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mbajti hutben e kësaj dite të begatë, hutbe në të cilën shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë ata që me përkushtim, mund dhe zemërgjerësi kontribuuan në realizimin e kësaj vepre të ndritur, e cila do t’u shërbejë brezave si një qendër adhurimi, edukimi dhe udhëzimi shpirtëror.

Referimin e tij ai e bazoi në dy ajete të Kuranit Famëlartë, ajete të cilat theksojnë vlerën e veçantë të shtëpive të Allahut në tokë, duke vënë theksin mbi rëndësinë e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe frekuentimit të xhamive.

“𝗙𝗮𝗹𝘁𝗼𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝘁 𝗶 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗶 𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝗺𝗯𝗮𝗷𝗻𝗲̈ 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗮𝘁𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗯𝗲𝘀𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗗𝗶𝘁𝗲̈𝗻 𝗲 𝗙𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁…” (𝗧𝗲𝘂𝗯𝗲, 𝟵:𝟭𝟴), si dhe: “𝗡𝗲̈ 𝘅𝗵𝗮𝗺𝗶𝘁𝗲̈, 𝗾𝗲̈ 𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂 𝗸𝗮 𝘂𝗿𝗱𝗵𝗲̈𝗿𝘂𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗴𝗿𝗶𝗵𝗲𝗻 𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝗻𝗱𝗲𝘁 𝗮𝘁𝘆 𝗲𝗺𝗿𝗶 𝗶 𝗧𝗶𝗷, 𝗔𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗹𝗮𝘃𝗱𝗲̈𝗿𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗻𝗴𝗷𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗲̈𝗺𝗷𝗲” (𝗘𝗻-𝗡𝘂𝗿, 𝟮𝟰:𝟯𝟲)

Kujtojmë se më herët, vazën e xhumasë e mbajti nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica, i cili ndau mesazhe të ndryshme vëllazërie, bashkimi dhe devotshmërie, ndërsa besimtarët e pranishëm i përshëndeti gjithashtu dhe ish-myftiu i Librazhdit, z. Ardit Hoxhllaku.

I pranishëm në faljen e xhumasë së parë në xhaminë e re të qytetit ishte edhe Drejtori i Qatar Charity Albania, z. Mahmud Abas Shakir.

Allahu (xh.sh) e bëftë këtë xhami burim hajri për qytetin e Librazhdit dhe një udhëzim për të gjitha zemrat që kërkojnë dritën dhe mëshirën e Tij.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2025 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë