Drejtoria e Thirrjes dhe Mesazhit Islam ndjek dhe zbaton detyrat e Kryesisë së Komunitetit Mysliman dhe harton e ndjek planin vjetor të drejtorisë për të gjitha veprimtaritë fetare islame.

Drejtori i Drejtorisë së Thirrjes në Islam duhet të ketë kryer medresenë dhe fakultet laik ose fakultet teologjik islam dhe duhet të dijë arabisht dhe një gjuhë që përdoret në BE dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet. Nëpunësit e tjerë të kësaj drejtorie duhet të kenë arsim të lartë fetar ose laik.

Drejtoria e Thirrjes në Islam përgjigjet dhe ndjek të gjitha llojet e veprimtarive të thirrjes në Islam, në qendër dhe në bazë.

Drejtoria e Thirrjes në Islam ka për detyrë të organizojë veprimtari për thirrjen në Islam, të përgatisë hutbe, vaze, ligjërata dhe predikime.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë