Drejtor: Hysni Gura

Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median ndjek dhe zbaton detyrat e Kryesisë së Komunitetit Mysliman dhe harton e ndjek planin vjetor të drejtorisë për të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me marrrëdhëniet me publikun dhe median, radion zyrtare të institucionit, realizimin e aktiviteteve social-kulturore, mbulimin mediatik të aktiviteteve, si dhe të gjitha prodhimet audio-vizive.

Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Median duhet të ketë kryer fakultet laik ose teologjik islam, si dhe të jetë i specializuar në fushën e medias dhe të marrëdhënieve me Publikun. Drejtori i kësaj Drejtorie duhet të dijë të paktën një gjuhë të huaj dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.

Funksionet:

• Është personi i kontaktit për institucionin

• Zëdhënës zyrtar i institucionit

• Planifikon strategjitë e komunikimit të institucionit

• Këshilltar i Kryetarit për marrëdhëniet me median dhe publikun

• Siguron opinione, përfaqësime dhe informacion për institucionin

• Mban dhe zhvillon raportet me mediat

• Raportet me anëtarësinë/xhematin etj.

• Koordinim i informacionit të brendshëm

• Organizimi i evenimenteve të brendshme dhe të jashtme

• Mirmbajtja e faqjes zyrtare të internetit

• Pregatit materialet informuese për organizmin institucional

• Aktivitete në bazë, me publikun (dëgjime publike, takime etj)

• Zhvillim dhe ruajtje e marrëdhënieve me grupet relevante, organizmat / institucionet dhe agjencitë e jashtme

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median është njëkohësisht edhe administrator i radios komunitare “Spektrum”.

E-mail: [email protected]

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë