Faqja Zyrtare

  • Home
  • KMSH
    • KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
    • KRYESIA
    • KRYETARI
    • NËNKRYETARËT
    • KANCELARI
    • DREJTORITË
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN DHE MEDIAN
      • DREJTORIA E ARSIMIT
      • DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
      • DREJTORIA E ÇËSHTJEVE SOCIALE
      • DREJTORIA E FINANCËS
      • DREJTORIA E HAXHIT DHE E KOORDINIMIT ME BOTËN ISLAME
      • DREJTORIA E KABINETIT
      • DREJTORIA E KULTURËS DHE DIALOGUT NDËRFETAR
      • DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
      • DREJTORIA E THIRRJES DHE MESAZHIT ISLAM
      • DREJTORIA E VAKF-INVESTIMEVE
      • ZYRA E GRUAS
    • MYFTINITË
    • KËSHILLI I TEOLOGËVE
    • MEDRESETË
    • UNIVERSITETI
  • Lajme
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Botime
  • Foto
  • Video
  • Kontakt
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+

DREJTORIA E HAXHIT DHE E KOORDINIMIT ME BOTËN ISLAME

Drejtoria e Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në marrëdhëniet me komunitetet simotra të shteteve të huaja si dhe me organizatat dhe shoqatat Islame, brenda dhe jashtë vendit.

Ndjek zbatimin e programeve dhe marrëveshjeve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me komunitetet, ambasadat, shoqatat, organizatat dhe fondacionet Islame jashtë vendit.

Ndjek praktikën e vizitave zyrtare dhe procedurave protokollare që bëjnë drejtues ose delegacione të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë jashtë vendit.

Kjo drejtori bën ndjekjen e të gjitha procedurave praktike dhe zyrtare që kanë lidhje me Haxhin dhe Umren (pajisja me vizë Haxhi dhe Umreje, kontaktet me ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, kontratat me Ministrinë e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, kontratat me agjencitë dhe kompanitë përkatëse për shërbimet e nevojshme të haxhinjve etj).

Drejtoria Haxhit dhe e Kordinimit me Botën Islame bën përgatitjen e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet aplikantëve për Haxh dhe KMSH-së.

Drejtori i kësaj drejtorie duhet të ketë fakultet teologjik Islam ose arsim të lartë laik. Në rast se nuk ka fakultet teologjik Islam, preferohet të ketë kryer fakultetin e marrëdhënieve ndërkombëtare ose fakultetin e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit. Duhet të dijë të komunikojë ne gjuhën  arabe, turke dhe angleze si dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet. Për të gjitha problemet administrative që has kjo drejtori gjatë kryerjes së detyrës, konsultohet me Kancelarin e KMSH-së.

KRYETARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN
BUJAR SPAHIU

  • ISLAMI
  • BESIMI
  • KUR’ANI SHQIP
  • 40 HADITHE
  • PROFETI MUHAMED (A.S)
  • FALJA/ NAMAZI
  • KALENDARI I FALJEVE
  • HAXHI
  • ZEKATI
  • RAMAZANI
  • KURBANI
  • Personalitete
Copyright 2020 KMSH / All rights reserved
  • Lidhje
  • Kontakt