Drejtor: Edison Hoti
Drejtoria e Financës ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në fushën e financës. Drejtoria e Financës administron financat e Komunitetit Mysliman, përgatit planet për shtimin e të ardhurave, studion dhe orienton mundësitë e uljes së shpenzimeve të tepërta nga të gjitha strukturat dhe sektorët e Komunitetit Mysliman dhe Myftinive. Drejtoria e Financës është përgjegjëse për veprimtarinë financiare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Harton buxhetin vjetor të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për vitin pasardhës, e kalon për diskutim në Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe ndjek zbatimin dhe realizimin e tij pas miratimit nga Këshilli i Përgjithshëm.
Ndërmerr studime në bashkëpunim me drejtorinë e Vakf-Investimeve, me qëllim rritjen e të ardhurave nëpërmjet vënies në efiçencë të pronave dhe efektivitetit të investimeve.
Drejtoria e Financës drejton dhe kontrollon veprimtarinë financiare, depozitat e llogaritë bankare të myftinive dhe shkollave në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe nxjerr udhëzime për miradministrimin financiar.
Ajo administron me dokument të rregullt financiar të gjitha donacionet që vijnë për llogari të KMSH-së.