MYFTINITË E SHQIPËRISË
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet myftinive.
Myftinitë organizohen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas ndarjes administrative të përcaktuar në këtë statut.
Myftinitë ndahen në: Myftini Zone, Rrethi dhe N/Myftini.
Myftinitë e rretheve janë të ndara dhe funksionojnë sipas ndarjes administrative të rretheve në Republikën e Shqipërisë.
N/Myftinitë ngrihen dhe funksionojnë në bashki me vendim të Kryesisë së Komunitetit Mysliman.
Myftitë e Zonave, Rretheve dhe N/Myftitë emërohen dhe shkarkohen nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe miratohen ose jo në mbledhjen e parë të zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm.
Myftiu, pasi miratohet emërimi i tij nga Këshilli i Përgjithshëm dhe para fillimit të detyrës betohet sipas kësaj formule:
“Betohem në emër të Allahut, se do të zbatoj me besnikëri Kuranin dhe Statutin e Komunitetit Mysliman, do të kryej detyrën me ndërgjegje të pastër Islame e kombëtare duke ruajtur dhe zbatuar me besnikëri fetare rregullat e këtij Komuniteti. Allahu më ndihmoftë”
Myftitë e zonave dhe rretheve komunikojnë dhe mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me Kryesinë e Komunitetit Mysliman.
Myftitë duhet të kenë kryer fakultet teologjik ose medresenë dhe fakultet laik, të kenë përvojë pune në organikat e Komunitetit Mysliman mbi 5 vjet.
Detyrat e Myftiut
- Myftiu drejton dhe organizon të gjithë veprimtarinë e myftinisë.
- Organizon ceremonitë për festat fetare të besimit mysliman.
- Ndjek dhe kontrollon veprimtarinë fetare në xhamit e juridiksionit të myftinisë, për zbatimin e statutit dhe rregullores së brendshme të KMSH.
- Organizon hapjen e kurseve fetare ne xhami e myftini dhe ndjek e kontrollon funksionimin e tyre.
- Interesohet dhe bashkëpunon me besimtarët mysliman, organet e pushtetit lokal dhe donatorë të ndryshëm për ndërtimin e xhamive në fshatrat, komunat ose ne qytetet ku nuk ka objekte kulti.
- Bashkëpunon me organet e pushtetit vendor në rreth dhe qark për evidentimin, njohjen dhe kompensimin e pronave.
- I propozon Kryesisë së KMSH kandidaturat për emërim e lëvizje kuadri, ulje ne detyrë, masat disiplinore dhe për shpërblimet për personelin fetar e civil që janë në vartësi dhe pjesë e strukturës së myftinisë.
- Në zbatim të Statutit të KMSH u jep udhëzime imamëve e vaizëve për kryerjen e riteve fetare në xhami.
- Mban marrëdhënie të mira institucionale me besimet e tjera fetare qe ushtrojnë veprimtari në juridiksionin e myftinisë dhe merr pjesë në aktivitetet e tyre fetare, si dhe mban gjithashtu marrëdhënie të mira me organet e pushtetit vendor.
Myftinjtë e Shqipërisë
| Nr | Emër Mbiemër | Qyteti |
| 1 | Abdullah Bulku | Mallakastër |
| 2 | Agim Duka | Elbasan |
| 3 | Agim Tereziu | Mat |
| 4 | Andreot Sefa | Devoll |
| 5 | Anis Qafa | Gramsh |
| 6 | Aorel Senja | Gjirokastër |
| 7 | Ardit Hoxhllaku | Vlorë |
| 8 | Armand Asllani | Kuçovë |
| 9 | Armand Islami | Peqin |
| 10 | Baftjar Këllezi | Vorë |
| 11 | Besnik Leçini | Kavajë |
| 12 | Bledar Ali | Delvinë |
| 13 | Bilbil Talla | Berat |
| 14 | Bledar Mulla | Sarandë |
| 15 | Detin Kotrri | Lezhë |
| 16 | Edmir Maxharri | Kurbin |
| 17 | Edmir Smajlaj | Malësi e Madhe |
| 18 | Edmond Ceni | Librazhd |
| 19 | Eduart Demiraj | Tropojë |
| 20 | Emirjon Vathaj | Kukës |
| 21 | Ermir Gjana | Krujë |
| 22 | Gazment Teqja | Tiranë |
| 23 | Gëzim Kopani | Pukë |
| 24 | Islam Hoxha | Kamëz |
| 25 | Klodian Tafani | Përmet |
| 26 | Ledian Çikalleshi | Korçë |
| 27 | Mikel Hazizolli | Fier |
| 28 | Muhamed Sytari | Shkodër |
| 29 | Muis Kurtulla | Dibër |
| 30 | Namik Mahmutllari | Pogradec |
| 31 | Redin Quku | Durrës |
| 32 | Roland Çinari | Skrapar |
| 33 | Sadik Ukperaj | Has |
| 34 | Sejdin Strazimiri | Bulqizë |

