Sot, pas përfundimit të programit të Kurban Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hapi dyert për të pritur vizita me rastin e kësaj feste.

Për të përcjellë mesazhet e urimit në Komunitetin Mysliman ishin, drejtues të institucioneve shtetërore, lokale, përfaqësues të subjekteve politike, ambasadorë, personalitete të jetës publike, përfaqësues të organizatave të ndryshmë, të fushës së artit, biznesit, etj.

Pjesë e kësaj dite të begatë e festive u bënë edhe drejtues të komuniteteve fetare si dhe përfaqësues të tarikateve.

Në mesazhet e tyre drejtuar Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ata shprehën urimet dhe përshëndetjet e tyre të sinqerta si dhe uruan besimtarët për më shumë mirësi në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në këto vizita si dhe të gjithë shqiptarët që kanë dërguar mesazhe urimi me rastin e kësaj feste.