Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Gazmend Aga i shoqëruar nga Drejtori i Kulturës z. Genti Kruja, zhvilluan një vizitë pune në Myftininë e rrethit të Pukës. 

Në fjalën e tij Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, falënderoi funksionarët e KMSH për vizitën teksa u shpreh: “ardhja juaj këtu është tregues i vëmendjes që i kushton Komuniteti Mysliman rrethit tonë. Shpresojmë që me mbështetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë shërbimet fetare dhe jo vetëm të Myftinisë Pukë do të shtohen në të ardhmen.”

Ndërsa Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga u shpreh se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë vlerëson punën e shkëlqyer që Myftinia Pukë është duke zhvilluar në këtë rreth duke përfaqësuar denjësisht Komunitetin Mysliman.

Përfaqësuesit e KMSH-së, të cilët ndodheshin në Pukë me rastin e organizimit të programit festiv kushtuar Profetit Muhamed (a.s.),  zhvilluan një vizitë te xhamia e vjetër e Kodër Hanit në lagjen Laçaj qytetit.

29 Mars 2014

/Drita Islame/

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA