Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku gjatë ditës së sotme u prit në një takim zyrtar nga Dr. Omar Habtoor Al Darei, Kryetar i Autoritetit të Përgjithshëm për Çështjet Islame, Fondet dhe Zekatin në Emiratet të Bashkuara Arabe.

Takimi u karakterizua nga një frymë vëllazërore dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për diskutime konstruktive. Gjatë bashkëbisedimit, u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë dhe u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si edukimi dhe formimi fetar, ndihma humanitare, projektet sociale dhe shkëmbimet ndërinstitucionale.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe institucioneve islame të Emirateve, në shërbim të vlerave të përbashkëta dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve tona.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2025 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë