
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjesë në homazhet zyrtare të zhvilluara në Vatikan në nder të Papa Françeskut,
Në këtë ceremoni të veçantë ishte i pranishëm një delegacion nga Shqipëria, i përbërë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, si dhe krerët e komuniteteve fetare në vend. Delegacioni u shoqërua gjithashtu edhe nga Kardinali shqiptar, Ernest Simoni Troshani.
Pjesëmarrja e përbashkët e përfaqësuesve më të lartë të shtetit dhe krerëve të komuniteteve fetare në këtë ceremoni përkujtuese për Papa Françeskun përçon një mesazh të fortë solidariteti dhe respekti, duke reflektuar gjithashtu modelin unik të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare që e karakterizon Shqipërinë.
Kjo vizitë zyrtare shërbeu si një dëshmi konkrete e vlerësimit të lartë që Shqipëria i kushton figurave dhe institucioneve që kontribuojnë për paqen, dialogun dhe mirëkuptimin mes popujve dhe besimeve.






