Drejtoria e Rinisë dhe Marrëdhënieve me Xhematin ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së KMSH-së për mbajtjen dhe rregullimin e marrëdhënieve mes organeve drejtuese të KMSH-së dhe xhematit të besimtarëve myslimanë si dhe kujdeset për zhvillimin e aktiviteteve për zhvillimin social, kulturor dhe emocional të të rinjve myslimanë.

Kjo drejtori dëgjon kërkesat dhe ankesat e besimtarëve dhe ia përcjell organeve drejtuese.

Organizon takime me besimtarët për të marrë mendimin e tyre në lidhje me çështje të cilat prekin interesat e tyre.

Mbështet nismat e besimtarëve për organizimin e aktiviteteve që kanë si qëllim promovimin e vlerave islame në shoqëri.

Raporton në kryesi në lidhje me veprimtarinë e saj.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë