Nën një atmosferë të ngrohtë shpirtërore u zhvillua ceremonia e inaugurimit të rindërtmit të xhamisë së vjetër të këtij qyteti, e cila u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Xhemal Nuzi, për të vijuar më tej fjalën hapëse të Myftiut të Pukës, z. Gëzim Kopani.
Në fjalën e tij, myftiu Kopani, falenderoi donatorët nga Kuvajti për kontributin e tyre të vyer në rindërtimin e xhamisë së vjetër. Më tej, theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes dhe frekuentimit të saj nga besimtarët e zonës.
Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm gjithashtu Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, i cili mbajti edhe fjalën e rastit, ku theksoi bashkëpunimin e KMSH-së dhe donatorëve nga Kuvajti për të rezlizuar këtë vepër madhore në plotësimin e nevojave të besimtarëve të zonës.
Në këtë ceremoni, përshëndetje të rastit mbajtën gjithashtu edhe Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z. Lodovik Hasani, Kryetari i Bashkisë Pukë, z. Rrok Dodaj, Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz, Drejtori i Vakf-Investimeve në KMSH, z. Edison Hoti, Krye imami i KBI Prizren, z. Orhan ef. Bislimaj, Myftiu i Dibrës, z. Muis Kurtulla, Kryetari i KBI Gjakovë, z. Valon Myrta, Sekretari i parë i Ambasadës Kuvajtiane në Shqipëri, z. Adnan El Gunejm, Drejtori i Fondacionit Mirësia, z. Korab Kaja, Presidenti i Eurosig, Insig, UBA Bank, z. Kadri Morina, etj.
Në përfundim të kësaj ceremonie, të lartëpërmendurit prenë në mënyrë simbolike shiritin e inaugurimit të xhamisë së re, ku dhe falën namazin e drekës.
Më tej, pjesëmarrësit u bënë pjesë e një koktejli me gatime tradicionale të zonës, të përgatitura nga xhemati i xhamisë.