[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=PZTzQrOBFT0&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

Xhamia e namazgjasë do të jetë gati pas 36 muajsh, kështu deklaroi sot kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ylli Cikalleshi.

Xhamia më e madhe në vend ka filluar sot fazën e dytë të punimeve, ku përfshihet hedhja e betonit dhe ndërtimi i karabinasë.

Sa i përket ecurisë së punimeve drejtues të Komunitetit Mysliman shprehen se, gjithçka po shkon sipas planifikimit dhe nëse vazhdon kështu, pas tre vjetësh besimtarët do të mund të kryejnë adhurimet e tyre.

Ndërtimin e kësaj Xhamie e ka marrë përsipër firma turke KOMASH, e cila është nën mbikëqyrjen e ekspertëve dhe inxhinierëve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Kompleksi Namazgjasë do të jetë qendra më e madhe Islame në Ballkan, e cila do të përfshijë xhaminë, një sallë konferencash, sallë mbledhjeje, një sallë ekspozitash, Muzeun e parë Islam në Ballkan, bibliotekën, zyra, parking, si dhe hapësira të tjera për publikun.

Ky kompleks do të ketë një kapacitet të përgjithshëm prej 20.000 metrash katrorë, kurse xhamia do të ketë një kapacitet prej 4.500 vetash, që mund të falen në të njëjtën kohë.

23 TETOR 2015