--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
23 tetor 2025Aktivitete

Zhvillohet takim pune i përbashkët me Myftininë e Sarandës dhe atë të Delvinës

#KMSH#lajme
Zhvillohet takim pune i përbashkët me Myftininë e Sarandës dhe atë të Delvinës

Seria e takimeve të punës në myftinitë e vendit u ndal këtë herë në qytetin bregdetar të Sarandës, ku Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të institucionit, u prit nga Myftiu i Sarandës, z. Bledar Mulla, Myftiu i Delvinës, z. Bledar Ali, Administratori i Qarkut, si edhe imamët përkatës të këtyre dy myftinive. Kjo vizitë pune kishte për qëllim monitorimin dhe mbështetjen në terren të zbatimit të objektivave të përcaktuara në mbledhjet e mëparshme, në kuadër të Planit Strategjik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për periudhën 2024–2029. Gjatë takimit, myftinjtë e lartpërmendur prezantuan një përmbledhje të ecurisë së deritanishme të këtyre objektivave, duke evidentuar arritjet edhe sfidat që kërkojnë vëmendje të mëtejshme në vijim. Në fjalën e tij, Kryetari Spahiu përgëzoi myftinjtë dhe imamët për angazhimin e tyre të pandërprerë në përmbushjen e këtyre përgjegjësive, duke i inkurajuar të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë me strukturat lokale. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së standardeve të larta në ofrimin e shërbimeve fetare si dhe siguroi mbështetjen e plotë të institucionit për nxitjen e projekteve të reja zhvillimore në këtë fushë. Më vijim, Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, trajtoi çështje të ndryshme me karakter kultutor, edukativ dhe social, duke vënë theks të veçantë në organizimin e procesit të regjistrimeve për ritualin e Haxhit 2026. Ai nënvizoi rëndësinë e një promovimi dinjitoz të këtij procesi, si një prej organizimeve më të rëndësishme të institucionit. Fjalë të rastit mbajtën gjithashtu edhe përfaqësues të tjerë të pranishëm, të cilët ndanë mendime dhe sugjerime në fusha të ndryshme sipas përgjegjësive përkatëse. Takimi vijoi më pas në formën e një bashkëbisedimi të hapur dhe konstruktiv, ku u diskutua mbi sfidat aktuale, mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të punës së myftinive, si dhe zhvillimin e projekteve të reja në shërbim të komunitetit.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7