--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
19 tetor 2023Aktivitete

Zhvillohet konferenca e 8-të ndërkombëtare me temë "Fetvaja dhe Sfidat e Mijëvjeçarit të 3-të"

#KMSH#lajme
Zhvillohet konferenca e 8-të ndërkombëtare me temë "Fetvaja dhe Sfidat e Mijëvjeçarit të 3-të"

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ndodhet për një vizitë zyrtare në Kairo, ku po merr pjesë në konferencën e tetë ndërkombëtare, me temë: "Fetvaja dhe Sfidat e Mijëvjeçarit të 3-të", e organizuar kjo nga Myftinia e Egjiptit, nën kujdesin e Shkëlqesisë së Tij, Abdul-Fetah el-Sisi, President i Republikës. Kjo konferencë mblodhi së bashku drejtues institucionesh fetare, studiues dhe akademikë nga më shumë se njëqind vende të botës. Fokusi i temave të trajtuara gjatë këtyre dy ditëve në të cilat po zhvillon punimet e saj konferenca, janë problematikat më aktuale dhe të rëndësishme që lidhen me fetvanë dhe standardizimin e punës me të. Në një nga sesionet e konferencës, kryetari Spahiu, mbajti edhe një kumtesë, ku theksoi rëndësinë e organizimeve të tilla ndërkombëtare për të analizuar sfidat e reja që po sjell ky mijëvjeçar në fushën e fetvasë. “Kjo konferencë shquhet për karakterin e saj të ndryshëm nga paraardhëset e saj dhe vizionin për të ardhmen, duke shpalosur këtu mes nesh dhjetëra tema diskutimi që i përgjigjen kërkesave të kohës në një mënyrë që ruajnë edhe bazat e patjetërsueshme të fetvasë." – tha ai gjatë fjalës së tij. Gjatë qëndrimit në Kairo, kryetari Spahiu, zhvilloi disa takime me personalitete të ndryshme në kuadër të kësaj konference, veçojmë këtu takimin me Myftiun e Egjiptit, dr. Sheuki Ibrahim Al-lam.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7