--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
3 nëntor 2022Lajme

Zhvillohet forumi ndërkombëtar: "Lindja dhe perëndimi për bashkëjetesën njerëzore"

#KMSH#lajme
Zhvillohet forumi ndërkombëtar: "Lindja dhe perëndimi për bashkëjetesën njerëzore"

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ndodhet në Mbretërinë e Bahreinit, ku me ftesë zyrtare të Abdurrahman bin Muhamed bin Rashid Al Khalifa, Kryetar i Këshillit Suprem për Çështjet Islame, po merr pjesë në forumin e organizuar nga ky institucion, me titull: "Lindja dhe perëndimi për bashkëjetesën njerëzore". Ky aktivitet zhvillohet për herë të parë në Mbretërinë e Bahreinit, nën kujdesin e veçantë të Madhërisë së Tij, Hamad bin Isa Al Khalifa, Mbretit të Bahreinit. Në këtë forum marrin pjesë personalitete politike dhe fetare nga e gjithë bota arabe e më gjerë, të cilët gjatë fjalimeve të tyre kanë theksuar promovimin e bashkëjetesës dhe vëllazërisë ndërfetare, duke marrë si model “Deklaratën e Bahreinit”. Forumi do të mbyllë punimet e tij, nesër, më 04/11/2022, me ritakimin historik ndërmjet Shkëlqesisë së Tij, Prof. Dr. Ahmed al-Tajib, Shejh i al-Azhar al-Sharif dhe Papa Françeskut të Vatikanit.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4