--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
30 shtator 2013Lajme
Xhamia e Selitës, dhurata për fëmijët jetimë
#KMSH#lajme

Në xhaminë e re e ndërtuar në Selitë të Tiranës, ditën e diel, 29 Shtator 2013, u organizua një program i shkurtër me fëmijët jetimë, ku u këndua Kuran dhe u shpërndanë dhurata për ta. Pas faljes së namazit të Ylesë fëmijët kanë kënduar Kur’an, ndërsa donatori Kuvajtjan pas shpërndarjes së dhuratave të ndryshme, foli mbi besimin islam dhe mbi bukuritë e xhenetit (parajsës). Imami i Xhamisë së Selitës Erjol Haxhiu, ka falënderuar donatorin nga Kuvajti, duke u shprehur se programe të tilla ngrohin më shumë zemrën e këtyre fëmijëve. Komunitetit Mysliman i Shqipërisë në kuadër të ardhjes së ndihmë të shtresave në nevojë, organizon programe të tilla në të gjitha xhamitë e vendit. /Drita Islame/
Galeria e Fotove

1 / 12