Takim pune në Myftininë Lushnje

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku me anëtarë të kryesisë, zhvilloi një vizitë pune në Myftininë e Lushnjes, ku u prit nga Myftiu Gramos Blliku, administratori dhe imamët e zonës.
Kjo vizitë, pjesë e turit të takimeve në myftinitë e vendit, u fokusua në vlerësimin e ecurisë së punës dhe zbatimit të objektivave të planit strategjik 2024–2029.
Në hapje të takimit, Myftiu Blliku u shprehu mirëseardhjen e tij të pranishmëve dhe nënvizoi angazhimin e stafit në punët dhe përgjegjësitë e përditshme.
Ndërsa, Kryetari Spahiu përgëzoi Myftiun dhe imamët për punën e tyre të deritanishme, duke vlerësuar angazhimin në aspektin fetar dhe atë social.
Fjalë të rastit mbajtën gjithashtu Nënkryetari i Institucionit, z. Taulant Bica, Kancelari dhe anëtarët e tjerë të kryesisë të pranishëm në takim, të cilët u ndalën në çështje të ndryshme të aktualitetit dhe përgjegjësive përkatëse.
Takimi u zhvillua më tej në formën e një diskutimi të hapur mbi tematika të ndryshme.
Galeria e Fotove
