--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
19 korrik 2018Aktivitete
Studentët e Shkencave Islame në Bedër, zhvillojnë shkollën verore në Austri dhe në Egjipt
#KMSH#lajme

Studentët e Departamentit të Shkencave Islame të Universitetit Bedër, zhvilluan shkollën verore në Universitetin e Vjenës në Austri dhe në Universitetin el Ez'her në Kajro, Egjipt.
Gjatë këtyre dy programeve studentët u bënë pjesë e seminareve dhe leksioneve të shumta nga pedagogët e teologjisë Islame të universiteteve të lartëpërmendura.
Gjatë qëndrimit të tyre në Vjenë dhe në Kajro, studentët gjithashtu vizituan një sërë institucionesh dhe objektesh me rëndësi ndërkombëtare, siç janë: Qendra Kulturore Shqiptare e Austrisë, Ministria e Jashtme dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Vlen të theksohet se këto shkolla zhvillohen për herë të parë jashtë Shqipërisë, duke ju mundësuar studentëve formimin teologjik në disa dimensione.
Galeria e Fotove

1 / 4