--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
18 shtator 2017Lajme

SHBA, kreu i KMSH-së merr pjesë në konferencën e Lidhjes Botërore të Myslimanëve

#KMSH#lajme
SHBA, kreu i KMSH-së merr pjesë në konferencën e Lidhjes Botërore të Myslimanëve

Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në SHBA nga Lidhja Botërore e Myslimanëve.

Konferenca me titull “Komunikimi Civilizues midis SHBA-ve dhe botës Islame” mblodhi në New York përfaqësues të institucioneve islame nga e gjithë bota, studiues dhe intelektualë të ndryshëm.

Konferenca e cila zgjati dy ditë i fokusoi punimet e saj në temat si: "Kontributi kulturor midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës Islame: realiteti dhe aspiratat", "Kontributi i Islamit në promovimin e paqes botërore", "Mitet myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Integrimi dhe Shtetësia", "Tendencat intelektuale në përdorimin e lirive fetare", "Komunikimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës Islame", "Tipare të përbashkëta civilizuese dhe humanitare”, si dhe shumë tema të tjera.

18 shtator 2017

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3