--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
12 prill 2014Aktivitete

Seminar trajnimi me imamët e Elbasanit dhe Kavajës

#KMSH#lajme
Seminar trajnimi me imamët e Elbasanit dhe Kavajës
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore) në bashkëpunim me Universitetin BEDËR (Qendra e Studimeve Islame), organizuan me imamët e Myftinive Elbasan dhe Kavajë seminarin e trajnimit me temë: “Islami dhe Komunikimi në Publik”. Programi u hap me këndim Kurani dhe fjalën përshëndetëse të nënkryetarit të KMSH-së, z. Bujar Spahiu, i cili foli për rëndësinë dhe vlerën e përçimit së mesazhit islam dhe mënyrën se si duhet bërë kjo, sidomos në kohën tonë. Mes të tjerash z. Spahiu u shpreh se, pavarësisht nga numri i dëgjuesve, Profeti a.s. e përcolli mesazhin islam në mënyrën më të plotë, duke mbajtur parasysh vetëm kënaqësinë e Zotit. Prof.Dr. Ayhan Tekines, zv/rektor dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, referoi temën: “Rëndësia e unitetit dhe solidaritetit në Islam”. Ai theksoi se me gjithë ndryshimet e mëdha që ndodhin sot në botë, por edhe mes myslimanëve, burimet e fesë Islame mbeten e do të mbesin të pandryshueshme, si dhe pikë referimi e bashkimi për të gjithë myslimanët. Z. Ramadan Çipuri, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, referoi për temën: “Arti i Komunikimit në Publik”, ku veç të tjerave ftoi imamët që në predikimet e tyre të jenë më koherentë dhe më konciz për të dhënë mesazhin e synuar. Ndërsa Dr. Muhamed Mutevel’li, pedagog në Departamentin e Shkencave Islame, foli për metodat e kumtesës dhe karakteristikat e kumtuesit, duke treguar disa norma e rregulla themelore për efikasitetin e kauzës më të rëndësishme në jetën e njeriut. Programi vijoi me prezantimin e Universitetit BEDËR nga z. Erlis Çela dhe me prezantimin e Departamentit të Shkencave Islame nga z. Elton Karaj. Në mbyllje për të gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë certifikatat e trajnimit dhe u shtrua një drekë. 12 Prill 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 8