--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
18 mars 2024Aktivitete

Sekretar i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, pret në selinë e tij kryetarin Spahiu

#KMSH#lajme
Sekretar i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, pret në selinë e tij kryetarin Spahiu

Në kuadër të konferencës "Ndërtimi i Urave Ndërmjet Medhhebeve Islame", H. Bujar Spahiu, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u prit në një takim të posaçëm nga Shkëlqesia e Tij, Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, Sekretar i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, në selinë e tij në Mekke të Arabisë Saudite. Gjatë kësaj pritjeje në nder të z. Spahiu, Sekretari i Përgjithshëm shprehu vlerësimin e tij të lartë për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe kreun e tij, duke theksuar se tashmë KMSH është një aleat i fortë i RABITA-s në mbarë rajonin e Ballkanit. Nga ana e tij, kryetari Spahiu, shprehu vlerësim për faktin se tashmë KMSH bashkëpunon rregullisht me një organizatë ndërkombëtare të mirënjohur siç është edhe Liga e Botës Islame dhe për faktin që këto marrëdhënie janë konsoliduar pikërisht gjatë mandateve të krerëve aktual respektivë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4