--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
19 prill 2021Lajme

Reagimi i Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha

#KMSH#lajme
Reagimi i Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha

U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Përsoni është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1