--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
12 qershor 2014Aktivitete

Promovohet vëllimi i parë i kolanës “Zani i Naltë”

#KMSH#lajme
Promovohet vëllimi i parë i kolanës “Zani i Naltë”
Në mjediset e Universitetit Hëna e Plotë – Bedër, u promovua ditën e mërkurë, me datë 11 qershor 2014, vëllimi i parë i kolanës “Zani i Naltë”, botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, shpjegoi qëllimin dhe vlerat e këtij botimi, duke e cilësuar si një vlerësim ndaj figurave fetare e atdhetare, që sakrifikuan shumë për zhvillimin e kulturës fetare e kombëtare. Zani i Naltë është një tribunë shekullore, ku penat e shquara të kohës shpalosën mendimet dhe zgjidhjet e tyre për problemet e shoqërisë shqiptare. E këto vlera të shkruara që na i lanë trashëgim neve, u takon studiuesve, që të hulumtojnë dhe të nxjerrin mësime të dobishme për shumë problematika, që e ruajnë akoma aktualitetin e tyre. Uroj që sot revista Zani i Naltë, si vazhdim i kësaj tradite, të ketë sukses dhe i ftoj të gjithë studiuesit dhe akademikët, që t’i bashkëngjiten kësaj tribune të dijes”, tha z. Bruçaj. Drejtori i Kulturës në Komunitetin Mysliman, z. Genti Kruja, në fjalën e tij theksoi se Zani i Naltë meriton një vëmendje të madhe, pasi ishte një organ shumë i rëndësishëm për kohën kur doli në qarkullim. Kolana “Zani i Naltë” përbëhet nga rreth 5.000 faqe, e ndarë në 10 vëllime. Ky botim vjen si faksimile e origjinalit dhe, për t’i ruajtur origjinalitetin, është botuar në variantin e skanuar me gjuhën origjinale të atyre viteve. Vëllimi i parë përfshin vitet 1923-24 -25. Studiuesi Xhemal Balla dhe Prof.Dr. Genta Skura e cilësuan këtë botim si të një rëndësie të veçantë dhe një thesar i cili duhet ruajtur dhe transmetuar ndër breza. Gjatë programit u shfaq një dokumentar mbi historikun e këtij organi periodik islam me një jetëgjatësi 15 vjeçare.  Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe emra të njohur të kulturës e shkencës, njerëz të medias, akademikë dhe studiues të shumtë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5