--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
18 prill 2014Lajme

Programi “Frytet e Besimit” ndalet në Kavajë

#KMSH#lajme
Programi “Frytet e Besimit” ndalet në Kavajë
Programi “Frytet e Besimit” ndalesën e radhës e ka pasur në Kavajë, në Xhaminë Kubelie, ku u fol mbi shembullin dhe personalitetin e Profetit Muhamed a.s. Kancelari i Komunitetit Mysliman Ali Zaimi foli mbi personalitetin e Profetit Muhamed, si njeriu që ndryshoi historinë e njerëzimit. “Profeti Muhamed është edukatori me ndikimin më të madh i të gjitha kohërave. Duke i vënë gjoksin çdo zakoni të keq dhe injorant, Profeti e ktheu atë periudhë errësire në shekull të dritës! Ai ishte dhe është personaliteti që la mbresat më të mëdha në historinë njerëzore”, tha ndër të tjera z. Zaimi. Myftiu i Durrësit Redin Quku, u shpreh se një personalitet i tillë i pakrahasueshëm me askënd, duhet marrë shembull nga çdo njeri. “Ne kemi nevojë për modelin e këtij njeriu të jashtëzakonshëm, këtij njeriu Profet, i cili erdhi si mëshirë për botët. Qëllimi i tij ishte lumturia e mbarë njerëzimit dhe kjo lumturi arrihet duke ecur në gjurmët e tij dhe të Kuranit Famëlartë”, tha z. Quku. Ndërsa Myftiu i Kavajës Besnik Leçini, mikpritësi i radhës i programit, u shpreh se programe të tilla janë të nevojshme, për të ringjallur sadopak botën shpirtërore të besimtarëve. Melodia e mrekullueshme e ajeteve të Kuranit dhe ilahive të ndryshme, mbyllën mbrëmjen e 16 Prillit në Xhaminë Kubelie në qytetin e Kavajës. Të martën e ardhshme cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” do të zhvillohet në Xhaminë e Selitës, Tiranë, ndërsa të mërkurën në Xhaminë e Fushë Krujës.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4