--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
28 prill 2014Aktivitete

Programi Festiv 2014 në Korçë

#KMSH#lajme
Programi Festiv 2014 në Korçë
Medreseja e Korçës organizoi më 26 Prill 2014 programin festiv “Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të ) - Krenaria e Njerëzimit”. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman gjatë fjalës së tij përshëndetëse foli për vlerat e virtytet e larta te figurës së Profetit Muhamed. Ndërsa Kryetari i Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo foli mbi tolerancën fetare që ka shoqëruar Shqipërinë ndër vite dhe u shpreh optimist për vazhdimin e kësaj tradite. Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Drejtori i shkollës z. Sami Ikiz i cili falënderoi pjesëmarrësit e shumtë dhe theksoi rëndësinë e mesazheve hyjnore që profeti Muahmed ka sjellë në këtë botë. Interpretimeve të mrekullueshme të nxënësve tanë iu bashkuan edhe dy zëra të njohur të skenës shqiptare: Venera Lumani dhe Lind Islami.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5