--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
31 dhjetor 2015Aktivitete

Përkujtohet Profeti Muhamed a.s. në xhaminë Et'hem Beu

#KMSH#lajme
Përkujtohet Profeti Muhamed a.s. në xhaminë Et'hem Beu

Dje (30.12.2015) në Xhamië Et’hem Beu në Tiranë, u mbajt një program në përkujtim të lindjes së Profetit Muhamed a.s.

Në këtë ceremoni morën pjesë, nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu, imami i Xhamisë Et’hem Beu z. Lauren Luli, si dhe dhjetra besimtarë që frekuentojnë këtë xhami.

Programi u hap me leximin e ajeteve Kuranore nga imami i xhamisë, z. Lauren Luli, më pas vazhdoi me ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate për profetin Muhamed a.s.

Gjatë programit nënkryetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu mbajti një ligjëratë.

"Profeti Muhamed a.s erdhi mëshirë për botën. Në kohën e ardhjes së tij bota ishte zhytur në errësirë dhe ishte Ai që grisi perden e kësaj errësire. Me moralin dhe virtytet e tij të larta Ai është një shembull i përkryer për të gjithë besimtarët", tha ndër të tjera z. Spahiu.

Përkujtimi i Krenarisë së Njerëzimit është një nga traditat e myslimanëve shqiptarë. Besimtarët kanë treguar gjithmonë një përkujdesje të veçantë për të, duke e ruajtur këtë traditë ndër shekuj. Kjo, në një fare mënyre, është shenjë mirënjohjeje dhe dashurie ndaj Profetit Muhamed a.s.

Profeti Muhamed lindi ditën e hënë, më 12 Rebiul-Evvel, në vitin 571 në Mekë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7