--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
13 dhjetor 2014Lajme

Përfaqësuese të Zyrës së Gruas takim me gratë e Myftinisë së Gjirokastrës.

#KMSH#lajme
Përfaqësuese të Zyrës së Gruas takim me gratë e Myftinisë së Gjirokastrës.

Përfaqësueset e Zyrës së Gruas në KMSH zhvilluan më 11 dhjetor 2014, një takim me gratë myslimane në rrethin e Gjirokastrës.

Qëllimi i takimit ishte njohja me gratë e këtij rrethi, vështirësitë dhe problematikat që ato hasin në jetën e përditshme.

Takimi u hap me këndim të Kur’anit Kerim dhe më pas përfaqësuesja e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman zj. Fatma Karaj mbajti fjalën përshëndetëse nga ku ndër të tjera theksoi se lumturia e shoqërisë është familja e lumtur dhe familje do të thotë grua.

“Gruaja është themeli i shoqërisë dhe shtylla e familjes. Ajo është lidhësja që i bashkon pjesëtarët e familjes dhe shoqërisë njerëzore. Gruaja është edukatorja jo vetëm e fëmijëve të saj, por e gjithë njerëzisë.”, tha znj. Karaj.

Në fund takimi u mbyll me një koktej.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1