--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
25 janar 2014Aktivitete

Përfaqësues të KMSH-së vizitë pune në Myftininë e Skraparit

#KMSH#lajme
Nënkryetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu dhe Drejtori i Burimeve Njerëzore z. Dorian Demetja, zhvilluan një vizite pune në Myftininë e Skraparit më 23 Janar 2013, ku u pritën nga Myftiu i këtij rrethi z. Isuf Salkurti. Myftiu prezantoi aktivitetin e myftinisë përgjatë vitit dhe investimet e pakta që janë bërë nga besimtarë të ndryshëm në lidhje me dy xhamitë dhe ambientin e myftinisë. Gjithashtu u diskutua edhe për shtimin e aktiviteteve fetaro-sociale në këtë rreth. Përfaqësuesit e KMSh-së vizituan xhaminë e Poliçanit, xhaminë e Çorovodës, si dhe ambientet myftinisë. Ndërkohë në vijim të këtyre vizitave pune, Nënkryetari Spahiu ka vizituar edhe Myftininë e Hasit, Kukësit dhe Tropojës.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2