--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
4 mars 2024Aktivitete

Përfaqësues të Bedër urojnë kryetarin Spahiu për rizgjedhjen e tij në krye të KMSH-së

#KMSH#lajme
Përfaqësues të Bedër urojnë kryetarin Spahiu për rizgjedhjen e tij në krye të KMSH-së

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim Rektorin e Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Gjergji Sinani, sëbashku me përfaqësues të tjerë të lartë të këtij institucioni. Bashkëbisedimi ndërmjet tyre preku një sërë tematikash të ndryshme në lidhje me ecurinë e deritanishme të KU Bedër. Më tej, Rektori Prof. Sinani dhe të pranishmit e tjerë e uruan kreun e KMSH-së, z. Spahiu, për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit për një mandat të dytë. Nga ana e tij, z. Spahiu pasi i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe urimet, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej bashkëpunimin me KU Bedër, si institucioni më i lartë arsimor i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3