--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
23 dhjetor 2014Lajme
Peqin, takim me besimtaret
#KMSH#lajme

Vazhdon turi i takimeve dhe bashkëbisedimeve me besimtaret e rretheve.
Përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman, zhvilluan një takim me besimtaret e Peqinit, më 19 dhjetor 2014.
Përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj, në fjalën e saj u shpreh se përpara islamit në shumë vende të botës femra ishte një barrë në aspektin material dhe shkak turpi në aspektin moralo-shpirtëror.
“Profeti Muhamed a.s, ishte ai i cili me mësimet e tij nisi të ndërgjegjësojë burrat e të ngrejë pozitën e gruas në çdo fushë të jetës, teksa thoshte: "Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me bashkëshorten e tij", nënvizoi znj. Karaj.
Takimi u përmbyll me një koktej.
Galeria e Fotove

1 / 2