--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
6 tetor 2023Aktivitete

Një delegacion zyrtar i shtetit të Kuvajtit viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Një delegacion zyrtar i shtetit të Kuvajtit viziton KMSH-në

Një Delegacion përfaqësues i Grupit të Miqësisë Parlamentare midis Kuvajtit dhe Shqipërisë, me kryetar, Muhamed Hajif el-Matijri dhe anëtarë: Felah Dahi el-Haxheri dhe Adil Xhasim el-Demkhi, vizituan Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u pritën nga kryetari, H. Bujar Spahiu dhe Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli. Në fjalën e tij hapëse, kryetari Spahiu, pasi ju uroi mirëseardhjen të pranishmëve, shprehu vlerësimet e tij karshi marrëdhënies mjaft pozitive që karakterizon dy vendet mike. Më tej, ai i njohu të lartëpërmendurit me institucionin e KMSH-së, përfshirë këtu selinë në qendër, myftinitë, institucionet në varësi dhe kontributin e tij në mbarëvajtjen e shoqërisë. Ndërsa Kryetari i delegacionit mik, ndau përshtypjet e kësaj vizite zyrtare në vendin tonë. Më tej ai vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në promovimin e vlerave universale dhe dialogut ndërfetar në shoqërinë tonë. Kjo vizitë e delegacionit në fjalë, vjen në kuadër të një sërë takimesh zyrtare që ata po zhvillojnë me institucionet më të larta të vendit tonë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6