--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
19 prill 2013Njoftime

Më 20 prill, ceremonia e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës

#KMSH#lajme
Më 20 prill, ceremonia e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit

Njoftojmë mbarë besimtarët myslimanë dhe qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Kjo ceremoni do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në vendin e quajtur namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë. Fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës është një ngjarje historike jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ndërkohë pas kësaj ceremonie  në orën 11:00 Komuniteti Mysliman, organizon programin e përvitshëm “Profeti Muhamed a. s. – Krenaria e Njerëzimit”.   Jeni përzemërsisht të ftuar

Kryetari i Komunitetit Mysliman

Haxhi Selim Muça

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2