--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
8 shtator 2015Lajme

Nënkryetari Spahiu pret ambasadorin e Kosovës në Egjipt

#KMSH#lajme
Nënkryetari Spahiu pret ambasadorin e Kosovës në Egjipt

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie, ambasadorin e Kosovës në Egjipt Prof. Dr. Beqir Ismaili. Nënkryetari Spahiu e njohu ambasadorin Ismaili me aktivitetin e përditshëm të Komunitetit Mysliman dhe me objektivat për të ardhmen. Ndërkohë nga ana e tij ambasadori Ismaili vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman si një rol kyç në faktorin e paqes dhe harmonisë në vend. Në takim gjithashtu u bisedua edhe rreth krijimit të  mundësive për bashkëpunim në fushën akademike, për figurat e larta të hoxhallarëve shqiptarë, etj. Ai u njoh edhe me botimet e fundit të Komunitetit Mysliman, revistat dhe aktivitetet e ndryshme të institucionit të KMSH-së. Prof. Ismaili është gjithashtu një studiues i njohur dhe autor i shumë librave dhe studimeve shkencore. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtori  Kulturës në KMSH, Genti Kruja dhe Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame, Hamdi Çurri.  

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2