--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
27 janar 2014Lajme

Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjes së xhamisë së re

#KMSH#lajme
Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjes së xhamisë së re
Myftinia e rrethit Pukë organizoi më 26 Janar 2014 një aktivitet me rastin e 15 vjetorit të hapjes së Xhamisë së Re në këtë qytet. Drejtori i Rininë në KMSH, Erjol Haxhia, uroi përvjetorin e 15-të të kësaj xhamie dhe u shpreh se ajo i përket një rëndësie të madhe fetare por edhe sociale, pasi përveç shërbimeve fetare ka kryer edhe shërbime sociale siç ishte rasti i strehimit të kosovarëve në vitet 1998-1999. Myftiu i Pukës Gëzim Kopani nënvizoi se Xhamia është shtëpia e Zotit. Nëpërmjet xhamisë përçohet paqja dhe dashuria e Islamit. “Ne sot falënderojmë dhe lutemi për të gjithë ato që mundësuan ndërtimin e Xhamisë së Re në Pukë”, u shpreh z, Kopani. Gjithashtu Myftiu Kopani theksoi se  Myftinia Pukë në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë është duke punuar për ndërtimin e xhamive të tjera të rrethit, atë të Kodërhanit dhe të Fush-arrëzit. Ndërkohë N/Prefekti i Pukës z. Marash Kola tha: “Xhamia e  Pukës tashmë është kthyer në një objekt i rëndësishëm i rrethit tonë. Aty bashkohen njerëzit, dashuria e tyre dhe të gjithë së bashku i luten Zotit. Ju premtoj që do jem i angazhuar duke ju mbështetur në ndërtimin e xhamive të tjera.” Aktiviteti u pasua nga referate e fjalë përshëndetëse nga Prof. Xhemal Meçi, Afrim Laçi dhe Famullitari i Pukës Giovani Fiocchi.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2