--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
14 dhjetor 2020Lajme
Mesazh ngushëllimi për ish-kryeredaktorin e parë të gazetës “Drita Isame”
#KMSH#lajme

"Të Zotit jemi dhe te Ai do kthehemi."
Me hidhërim të thellë mësuam se dielli nuk do të lindë më për z. Ismail Muçej, ish kryeredaktorin e parë të gazetës “Drita Isame”, sot revista "Drita Islame", themeluar në vitin 1992 nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Ismail Muçej ishte një personalitet i kulturës sonë, poliglot, njohës i 6 gjuhëve të huaja dhe intelektual i shquar.
Ai u persekutua dhe kaloi 11 vjet të jetës së tij në burgjet e regjimit komunist.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Muçej!
Zoti e mëshiroftë dhe shpërbleftë me xhennet!
Galeria e Fotove

1 / 1