--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
7 dhjetor 2015Njoftime

MESAZH NGUSHËLLIMI

#KMSH#lajme
MESAZH NGUSHËLLIMI

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta Kishës Katolike të Shqipërisë dhe të gjithë besimtarëve katolikë, për ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Tiranë - Durrës.

Shoqëria jonë e ka njohur atë si një personalitet të shquar në përpjekje të harmonisë, bashkëjetesës dhe të preokupimit mbi problemet që shqetësonin besimtarët katolikë dhe më gjerë. Ndarja e tij nga jeta është një humbje jo vetëm për Komunitetin Katolik por për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ndaj edhe njëherë ju shprehim ngushëllimet tona.

Zoti e pastë në Mëshirën e Tij.

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË