--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
11 mars 2015Aktivitete

7 Marsi në Medresenë e Shkodrës

#KMSH#lajme
7 Marsi në Medresenë e Shkodrës

Drejtori i Arsimit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, z. Astrit Zharri dhe Drejtori i Kabinetit z. Oltion Kola, morën pjesë në programin artistik “Gëzuar festën, mësues”, organizuar nga  medreseja e Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia”.

Z. Zharri përcolli në emër të kryetarit Skender Bruçaj vlerësimet më të mira për punën dhe rezultatet e medresesë, si dhe mesazhin tradicional të urimit të festës.

Ndërsa grupi artistik i medresesë solli një performancë të shkëlqyer me këngë dhe recitime kushtuar mësuesit, thënie dhe ajete kur’anore, si dhe pjesë teatrale të ndryshme.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe kryetari i shoqatës “Istanbul”, z. Ridvan Seferaj, Drejtori i Medresesë, z. Kujtim Dervishi, mësuese dhe drejtuese të degës së vajzave, përfaqësues të shkollës, mësues veteranë, prindër, miq e të ftuar.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4