--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
13 shtator 2023Aktivitete
Kryetari Spahiu vizitë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu zhvilloi një vizitë kortezie në Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ku u prit nga ambasadori saudit z. Faisal Ghazi Hifdhi. Kjo vizitë e kryetarit Spahiu vjen në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të forta dypalëshe që kanë karakterizuar deri më tani marrëdhënien ndërmjet KMSH-së dhe Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë. Gjatë kësaj vizite z. Spahiu shprehu mirnjënjohjen në emrin e tij personal dhe në emër të të gjithë besimtarëve për shërbimin dhe mbështetjen e pandërprerë për islamin dhe myslimanët në Shqipëri të ofruar nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Ambasada e saj në vendin tonë.
Galeria e Fotove

1 / 3