--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
6 gusht 2024Lajme

Kryetari Spahiu u prit në një takim nga Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

#KMSH#lajme
Kryetari Spahiu u prit në një takim nga Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Kryetari i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu u prit në një takim nga Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh. Ky takim u zhvillua në kuadër të konferencës së 9-të të Ministrive dhe Institucioneve të Çështjeve Fetare Islame nga vende të ndryshme të Botës, me temë: “Roli i Ministrive të Çështjeve Fetare në Promovimin e Parimeve të Mesatarizmit dhe Konsolidimin e Vlerave të Tij”, e cila po zhvillohet në Mekë. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi marrëveshjet e përbashkëta mes KMSH-së dhe Ministrisë së Çështjeve fetare, ecurinë e tyre si dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ministri i Çështjeve Fetare e vlerësoi si mjaft pozitiv bashkëpunimin me KMSH dhe siguroi që ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen. Nga ana tjetër Kryetari i KMSH-së falënderoi ministrin për ftesën dhe bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehu gadishmërinë për të zhvilluar projekte të përbashkëta. Gjatë qëndrimit në Mekën e Bekuar, z. Spahiu zhvilloi takime me disa nga Ministrat e Çështjeve Fetare nga vendet më të rëndësishme të rajonit si Egjipti, Jordania, si dhe me drejtues të Komuniteteve Fetare pjesëmarrëse në konferencë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5