--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
5 tetor 2022Lajme

Kryetari Spahiu pret për vizitë imamin e Qabes në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

#KMSH#lajme
Kryetari Spahiu pret për vizitë imamin e Qabes në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

Imami i Qabes, Hirësia e Tij, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë takimin zyrtar në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku janë pritur nga kryetari, H. Bujar Spahiu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Spahiu shprehu mirënjohjen e tij imamit të nderuar që iu përgjigj ftesës për të vizituar vendin tonë.

Imami nga ana e tij ka falenderuar kryetarin për ftesën dhe është shprehur i lumtur për këtë vizitë dhe mundësinë që iu dha për të bashkëbiseduar me besimtarët shqiptar në xhami të ndryshme të vendit.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 16