--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
19 shkurt 2024Aktivitete

Kryetari Spahiu pret në një darkë zyrtare Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame në vendin tonë

#KMSH#lajme
Kryetari Spahiu pret në një darkë zyrtare Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame në vendin tonë

Në nderim të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame në vendin tonë, z. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mbrëmjen e djeshme shtroi një darkë me personalitete të ndryshme në ambientet e Tirana International Hotel. Pjesë e kësaj darke ishin krerët e komuniteteve fetare të vendit, Ministri i Brendshëm, z. Taulant Balla, ambasadorë, akademikë, drejtues institucionesh të ndryshme publike e private, myftinj, administratorë e imamë të ndryshëm. Në fjalën e tij të rastit, kryetari Spahiu, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u ndal në një përshkrim të shkurtër të figurës dhe kontributit të Dr. el-Isa në fushën e dialogut, bashkëjetesës dhe tolerancës midis feve dhe popujve në arenën ndërkombëtare. “Dr. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa nuk është një figurë kalimtare në kohën tonë por një model që brezat duhet ta imitojnë. Institucionet dhe organizatat që drejtohen nga ai punojnë fort në përhapjen e moderimit, ndihmave humanitare dhe menaxhimin e dialogjeve në forumet globale.” – u shpreh ai gjatë fjalës së tij. Të ftuarit i përshëndeti gjithashtu edhe Dr. el-Isa, i cili falenderoi kryetarin Spahiu për pritjen dhe ndau me ta ndjesitë e kësaj vizite zyrtare në vendin tonë, vizitë të cilën e cilësoi si mjaft të rëndësishme në rrugëtimin e tij.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 8