--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
19 korrik 2024Lajme

Kryetari Spahiu fton dhe pret në takime pune rreth 60 imamë, kryesisht të rrethit të Elbasanit

#KMSH#lajme
Kryetari Spahiu fton dhe pret në takime pune rreth 60 imamë, kryesisht të rrethit të Elbasanit

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ftoi dhe priti në takime pune në selinë e KMSH-së rreth 60 imamë kryesisht nga Myftinia e Elbasanit dhe nga myftini të ndryshme të vendit. Në këto takime, kryetari Spahiu, pasi i falenderoi imamët për pjesëmarrjen, ndau me ta rëndësinë e përçimit të saktë dhe të padeformuar të mesazhit të Islamit, si dhe i udhëzoi ata të përqëndrohen sa më shumë tek edukimi i brezave të rinj të shoqërisë me frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë mes tyre dhe atë ndërfetare. Gjithashtu, z. Spahiu i këshilloi imamët që t'i kushtojnë vëmendje ambientit social e kulturor rreth xhamive të tyre dhe të bëhen simbol i paqes e tolerancës, sidomos duke u përqëndruar tek aspektet që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë, si nga ana fetare, ashtu edhe nga ana sociale. Më tej imamët e pranishëm e falënderuan kryetarin Spahiu për ftesën dhe i drejtuan atij pyetje e diskutime të ndryshme rreth mbarëvajtjes së misionit të hoxhallarëve dhe stafit të përgjithshëm të KMSH-së. Gjatë këtyre takimeve, z. Spahiu u shoqërua nga nënkryetari i KMSH, z. Tauland Bica.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6