--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
9 dhjetor 2014Lajme

Kryetari i KMSH-së vizitë në Ankara lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së vizitë në Ankara lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë

Një delegacion i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari Skender Bruçaj, zhvilloi një vizitë dy ditore më 8 dhe 9 dhjetor 2014, në Komunitetit Mysliman të Turqisë (DIYANET) në Ankara.

Kreu i KMSH-së shoqërohej nga Nënkryetari z. Ali Zaimi dhe Drejtori i Vakf-Investimeve z. Uran Kalej.

Gjatë takimit me kreun e DIYANET-it z. Mehmet Gormez, menjëherë pas zbardhjes së plotë të lejes së Kompleksit të Namazgjasë, është rënë dakord që të plotësohen të gjithë elementet teknikë për fillimin e punimeve për projektin e Namazgjasë.

Gjatë qëndrimit në Ankara, delegacioni i KMSh-së zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Vakfit të DIYANET-it, z. Maz’har Bilgin, institucion i cili do të jetë investitori kryesor i ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4