--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
6 korrik 2026Lajme

Kryetari i KMSH-së pret në takim Drejtorin e Zyrës së Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së pret në takim Drejtorin e Zyrës së Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mirëpriti në selinë e institucionit Drejtorin e Zyrës së Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe për Shqipërinë dhe Rajonin, z. Aref Almenhali.

Në fjalën e tij, kryetari Spahiu prezantoi shkurtimisht veprimtarinë dhe angazhimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm që Gjysmëhëna e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe ka dhënë në vendin tonë, veçanërisht në realizimin e projekteve me ndikim social.

Nga ana e tij, z. Aref Almenhali riafirmoi gatishmërinë e organizatës që përfaqëson për të vijuar mbështetjen në Shqipëri, si edhe për të sjellë iniciativa të reja në dobi të komunitetit.

Gjatë këtij takimi u diskutuan gjithashtu mundësitë e zgjerimit të veprimtarisë së përbashkët, veçanërisht në fushën e projekteve humanitare, aktiviteteve me karakter fetar dhe mbështetjes për shtresat në nevojë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3