--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
14 qershor 2019Lajme

Kryetari i KMSH-së pret në një takim Ambasadorin e Zvicrës

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së pret në një takim Ambasadorin e Zvicrës

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim Ambasadorin e Zvicrës, z. Adrian Maître.

Kreu i KMSH-së z. Spahiu pasi e njohu z. Maître me institucionin e KMSH-së dhe rolin që ai ka në shoqërinë shqiptare i shprehu angazhimin për të bashkëpunuar me të gjithë organizmat vendase dhe të huaja të cilat i shërbejnë mbarëvajtjes së harmonisë dhe tolerancës ndërfetare si edhe ndikojnë pozitivisht në kohezionin social të Shqipërisë dhe rajonit.

Ambasadori vlerësoi qëndrimet e KMSH ndër vite si edhe rolin e saj aktiv në promovimin e vlerave të besimit.

Ambasadori i Zvicrës shprehu gatishmërinë për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale.

Ambasadori z. Maître, çmoi punën dhe angazhimin e treguar nga KMSH në raport edhe me bashkësitë e tjera fetare në rajon, dhe i uroi z. Spahiu suksese në përmbushjen e misionit të KMSH.

Gjithashtu z. Spahiu vlerësoi rolin dhe angazhimin e Zvicrës në integrimin e shqiptarve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3