Kryetari i BIK, Naim ef. Tërnava uron kryetarin e ri të KMSH-së

Kryetarit të porsazgjedhur të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiut.
I nderuar vëlla Bujar! Më lejoni që në emrin tim, në emër të institucioneve të Bashkësisë Islame dhe në emrin e besimtarëve myslimanë të Kosovës t’ju përgëzoj e uroj me rastin e zgjedhjes suaj në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Me këtë rast uroj që të bëni më të mirën për KMSH-në dhe besimtarët shqiptarë ashtu siç e bënë paraardhësit tuaj. I nderuar Bujar nga ju pres të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer të dy bashkësive në të mirë të besimtarëve tanë, vendeve e shteteve tona. Duke ju uruar e përgëzuar, Lus Zotin që të t'ju jap shëndet në jetë, mbarësi në punë e suksese në misionin tuaj sa të rëndësishëm e fisnik! Me respekt, vëllai juaj Naim ef. Tërnava Myfti i Kosovës
Galeria e Fotove
